Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit do të vijojë në ndikimin e një moti të paqëndrueshëm ku shira afatshkurtër do të jenë dominante. Edhe pjesa e dytë e ditës do të jetë me kushte atmosferike ku vranësirat e dendura dhe shirat e përkohshëm do të jenë prezente.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në zbritje në orët e para të ditës, por mbeten të pandryshuara në orët e mesditës duke regjistruar vlerën minimale në mëngjes 4 gradë Celsius në Ersekë ndërsa maksimumi në mesditë 21 gradë Celsius në Lezhë.

Era do vijojë të fryjë mesatare me një shpejtësi 45 kilometra në orë në drejtimin kryesisht jugor dhe kjo do bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 3 ballë. /tvklan.al