Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në vendin tonë, duke bërë që të kemi kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë paradites. Por në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior duke krijuar dallgëzim të ulët./tvklan.al