Sipas MeteoAlb, territori shqiptar gjatë orëve të para të ditës do të jetë në prezencën e vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Ndërsa në orët vijuese pritet të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 – 5 ballë.  /tvklan.al