Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e masave ajrore veriperëndimore duke ndikuar në vendin tonë mot të kthjellët.

Por pjesa e dytë e ditës sjell kalime vranësirash të lehta në të gjithë Shqipërinë, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore. Edha nata parashikohet të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe  maksimale duke u luhatur ditore nga 8°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.

Era do të fryjë mesatare por herë pas herë forcohet duke arritur shpejtësi deri 65-70 km/h, nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 5 ballë. /tvklan.al