Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i presionit te larte atmosferik duke kushtëzuar mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Përjashtim bëjnë zonat malore ku do të ketë kalime vranësirash të lehta. Pjesa e dyte e ditës sjellë vranësira të pakta nëpër të gjithë vendin, situatë e cila do të mbetet dominante edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët./tvklan.al