Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku vranësirat do të sjellin rrebeshe afatshkurtra shiu deri në orët e mesditës. Por në orët vijuese kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë./tvklan.al