Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë mesditës dhe pasdites në vendin tonë. Por në orët e mbrëmjes vranësirat do të bëhen më të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 17°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./tvklan.al