I ftohti polar ka përfshirë territorin shqiptar, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjate paradites. Ndërsa mesdita dhe mbrëmja i bëjnë më të dukshme vranësirat, duke krijuar mundësi për reshje në zonat jugore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 7°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë./tvklan.al