Parashikimi i motit 15 Maj

Parashikimi i motit 15 Maj

08:00 15/05/2020

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët, ku më të dukshme do të jenë në pjesën e parë të ditës. Por në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat kalimtare do të shfaqen në vendin tone, me te theksuara ne zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me 9°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 34°C.                       

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimin 4 ballë. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo