Parashikimi i motit 15 Maj



Parashikimi i motit 15 Maj

08:00 15/05/2021

Mbetemi edhe ditën e shtunë gjatë orëve të para të ditës në ndikimin e masave ajrore veriperëndimore, duke kushtëzuar vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim dhe gjenerojnë shira, fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar. Herë pas herë reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave. Këto kushte atmosferike mbeten deri orët e vona të pasdites kur do kemi intervale me kthjellime dhe pauzë të reshjeve.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rënie me të paktën 2 gradë sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë./tvklan.al







Të ngjashme