Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës në territorin shqiptar do të jetë me vranësira të cilat do të sjellin reshje të pakta kryesisht në zonat Lindore dhe Veriore. Por duke filluar në orët e mesditës kushtet e motit do të përmirësohen duke bërë që të kemi dominim të motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, por mbeten thuajse konstante në mesditë duke luhatur vlerat nga 0°C deri në 21°C-22°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzimin 5 – 6 ballë. /tvklan.al