Sipas MeteoAlb në vendin tonë do të ketë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në zonat malore, por kthjellimet mbizotërojnë bregdetin dhe zonat e ulta deri pak pas mesditës, kur vranësira të shpeshta shfaqen përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit por rriten me të paktën 2 gradë në mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 7°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 55 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë./tvklan.al