Sipas MeteoAlb, territori shqiptar gjatë paradites do të jetë me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta.

Por në orët e mesditës dhe në vijim parashikohet të kemi përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke i zhvendosur vranësirat drejt zonave malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me -3C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 4 ballë./tvklan.al