Parashikimi i motit 15 Shtator


Parashikimi i motit 15 Shtator

08:00 15/09/2020

Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike mbeten prezente në vendin tonë, duke bërë që moti i kthjellët të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites.

Por në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë shfaqje të vranësirave në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të  ulen në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë./tvklan.al





Të ngjashme