Moti vijon i kthjellët në të gjithë Shqipërinë, kushte të cilat vijojnë deri në orët e pasdites kur vranësirat shfaqen në veri të vendit duke sjellë shira të dobët e të izoluar. Mbrëmja dhe orët vijuese mbeten kryesisht me vranësira në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë, duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga 12 në 33 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 kilometra në orë nga drejtimi veriperëndimor, duke bërë që në det të vijojë dallgëzimi 1-2 ballë./

tvklan.al