Vendi ynë do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku me mbizotëruese kthjellimet do të jenë gjatë paradites. Por pasditja i bën herë pas here më të dukshme vranësirat kryesisht në zonat veriore dhe juglindore.   

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 0°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Lezhës me 17°C.                 

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./tvklan.al