Sipas MeteoAlb në zonat jugore dhe qendrore do të paraqiten me kthjellime gjatë paradites, por zonat veriore do të kenë vranësira të herëpashershme.

Pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat malore ndërsa shira afatshkurtër e të papërfillshëm do ketë vetëm rajoni verilindor i vendit tonë.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 15°C në zonat malore deri në 37°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare në veri por herë pas here forcohet në jug duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë./tvklan.al