Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në vendin tonë. Por parashikohet që gjatë ditës të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me 10°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 36°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimin 2 ballë. /tvklan.al