Sipas MeteoAlb, Shqipëria në pjesën e parë të ditës do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike të cilat do sjellin mbizotërim të kthjellimeve.

Por në pjesën e dyte të ditës do të kemi shfaqje të vranësirave në territorin e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al