Sipas MeteoAlb orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave te lehta.

Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen, duke sjell gjatë pasdites dhe mbrëmjes reshje si fillim në zonat Jugore dhe Qendrore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al