Sipas MeteoAlb kushtet e motit në vendin tonë do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në zonat malore, por zona e ulët dhe kryesisht zona bregdetare mbeten me kthjellime.

Parashikohet që edhe Mesdita dhe pasditja vijojnë me kthjellime, ndërsa vranësira shfaqen në zonat veriore dhe lindore por pa reshje.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al