Sipas Meteoalb, vendi ynë do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta gjatë paradites.

Ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të bëhen më të dukshme në territor, ku do të jenë më të theksuara në zonat përgjate kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al