Sipas MeteoAlb, zhvillimi i një mini anticikloni mbi detin Adriatik do të sjellë në vendin tonë mot të qëndrueshëm. Ultësira parëndimore do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.

Ndërsa, në zona malore dhe kryesisht juglindje, pritet që vranësirat të jenë më të dukshme se pjesa tjetër e territorit shqiptar, por nuk parashikohet të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga  drejtimi Verior duke sjell në det dallgëzim 3 – 4 ballë. /tvklan.al