Sipas MeteoAlb, territori shqiptar në pjesën e parë të ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore.

Por duke filluar nga orët e mesditës dhe në vijim, vranësirat kalimtare do të përfshijnë dhe zonën e ulët të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me -3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. /tvklan.al