Moti mbetet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme paraqiten në zonat juglindore duke sjellë shira të izoluar.

Pasditja dhe orët e natës sjellin largim të vranësirave nga territori dhe mbizotërim të kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2°C në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 11°C mëngjesi deri ne 31°C mesdita.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar
dallgëzim 3 ballë./tvklan.al