Sipas MeteoAlb, masat ajrore me origjinë jugore do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë, duke bërë që orët e para të ditës të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme paraqiten në zonat Juglindore.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore por pa mundur të gjenerojnë reshje, ndërsa  zonat e ulta dhe bregdeti do të mbeten sërish me kthjellime dhe kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C në zonat malore deri në 27°C zonat e ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mestare me shpejtësi mbi 40 km/h kryesisht nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. /tvklan.al