Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të zotërohet nga kthjellime si dhe vranësira të herë pas hershme ku vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë një zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në orët e para të ditës deri në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në mëngjes 4 gradë Celsius në Pukë dhe në Ersekë ndërsa maksimumi në mesditë 23 gradë Celsius në Lezhë.

Era do të fryjë mesatarisht 65 kilometra në orë kryesisht në drejtimin juglindor dhe kjo do bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 6 ballë. /tvklan.al