Parashikimi i motit 17 Nëntor

Parashikimi i motit 17 Nëntor

08:00 17/11/2020

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shumta gjatë gjithë ditës. Por parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillim, duke sjellë reshje të izoluara dhe të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë. /tvklan.al





Të ngjashme