Parashikimi i motit 17 Prill 2021



Parashikimi i motit 17 Prill 2021

08:00 17/04/2021

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të gjenerojë reshje.

Ku në pjesën më të madhe të territorit do të ketë reshje shiu. Ndërsa në zonat e thella malore pritet rishfaqje e flokëve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë. /tvklan.al







Të ngjashme