Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës parashikohet që pothuajse i gjithë territori të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, ku vetëm në zonat e thella malore vranësirat do të jenë më të dukshme. Por parashikohet që në orët e pasdites dhe në vijim vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin tonë përkohësisht, duke mos krijuar mundësi për reshje në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./tvklan.al