Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, ku vranësirat do të gjenerojnë reshje të izoluara në veri dhe pjesërisht në qendër.

Por mesdita dhe në vijim do të sjellë përmirësim gradual të kushteve të motit dhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë. /tvklan.al