Parashikimi i motit 18 Janar

Parashikimi i motit 18 Janar

08:00 18/01/2020

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, më të dukshme do të jenë në zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në vend, por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale ne qytetin e Pukës dhe Ersekës me -3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 14°C.

Era do fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar dallgëzimin 2 – 3 ballë. /tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi