Sipas MeteoAlb Shqipëria do të mbetet këtë të shtunë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku do të dominojnë kthjellime dhe vranësira të lehta.

Vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave në këto zona, ndërsa zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të rriten deri në mesditë. Vlera minimale do të jetë 8 gradë Celsius në mëngjes dhe vlera maksimale 26 gradë Celsius në mesditë. /tvklan.al