Sipas MeteoAlb, vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave ajërore me origjinë nga kontinentit Afrikan, duke bërë që të jemi me mot të qëndrueshëm.

Parashikohet që në të gjithë vendin të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por në zonat Verilindore të territorit do të kemi reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të jenë të pandryshuara në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 12°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 36°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 2 – 3 ballë. /tvklan.al