Parashikimi i motit 18 Mars

Parashikimi i motit 18 Mars

08:00 18/03/2020

Territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellimet në pjesën e parë të ditës. Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat e lehta do të shfaqen, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore, duke e lënë bregdetin me mot të kthjellët.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 0°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 21°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor-verilindor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi