Orët e para të mëngjesit do të vijojnë me vranësira, si dhe reshjet shiu. Por duke iu afruar mesditës kemi një përmirësim të kushteve atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të jenë dominante. Në zonat jugore do të ketë shira të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë me zbritje në orët e para të ditës, deri në mesdidë, duke regjistruar vlerën minimale në mëngjes 3 gradë Celcius, ndërsa maksimumi në mesditë 20 gradë Celcius.

Era do të vijojë të fryjë mesatare me një shpejtësi 45 km në orë, në drejtimin kryesisht jugor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 4 ballë./tvklan.al