Sipas MeteoAlb, mbeten prezente kushtet e paqëndrueshme atmosferike në vendin tonë, duke bërë që vranësirat të gjenerojnë reshje të pakta shiu në zonat jugore dhe veriore.

Por në orët e mbrëmjes pritet përmirësim gradual i kushteve të motit në territor.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. /tvklan.al