Parashikimi i motit 18 Qershor 2021




Parashikimi i motit 18 Qershor 2021

08:00 18/06/2021

Sipas MeteoAlb deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja të sjell dendësim të vranësirave duke gjeneruar shira aftashkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al





Të ngjashme