Sipas MeteoAlb, që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku hera-herës do të gjenerojnë momente me pika shiu përgjatë ultësirës Perëndimore.

Ndërkohë, zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore do të kenë vranësira të dendura dhe reshje të pakta dëbore. Në skajin jugor priten rrebeshe të izoluara shiu. Parashikohet që gjatë natës të ketë ndërprerje të reshjeve duke rikthyer motin e kthjellët por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat e mëngjesit edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Divjakë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.  /tvklan.al