Sipas MeteoAlb, kushte e qëndrueshme të motit vijojnë në territorin shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të ditës. Por mbrëmja sjell vranësira në zonat malore Veriore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 18°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare ne det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veri-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimin 2  ballë. /tvklan.al