Shqipëria gjatë paradites mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe të freskëta, të cilat do të ulin ndjeshëm temperaturat e ajrit në të gjithë territorin. Gjithashtu deri në mesditë do të ketë altrenime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta, ku më të dukshëm do të jenë në zonat veriore. Ndërsa pas mesdite pritet përmirësim i kushteve atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimore duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al