Sipas MeteoAlb, orët e paradites mbeten në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, përjashtuar zonat veriore ku do të ketë vranësira të lehta.

Parashikohet që gjatë pasdites bregdeti dhe zonat e ulëta të vijojnë me kthjellime, duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të gjithë zonën malore Lindore. 

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por të pandryshueshme mbeten temperaturat në mesditë duke u luhatur nga  12°C deri në 35 °C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi  Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë./tvklan.al