Sipas Meteoalb, zonat veriore dhe zonat verilindore do të paraqiten me vranësira dhe shira të herëpashershme. Por zonat qëndrore dhe zonat jugore do të vijojnë me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Në pjesën e dytë të ditës do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të pësojnë një rritje graduale në mesditë, kryesisht në zonat qëndrore. Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h në drejtimin veriperëndimor, duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.

/tvklan.al