Parashikimi i motit 19 Janar 2021



Parashikimi i motit 19 Janar 2021

08:00 19/01/2021

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulëta do të jenë me kthjellime.

Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -11°C deri në 8°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë. /tvklan.al






Të ngjashme