Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë paradites.

Por në orët e mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme ne Veri dhe Verilindje të vendit, duke sjellë reshje shiu në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të jenë konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 15°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 34°C.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. /tvklan.al