Sipas MeteoAlb, rikthehet moti i qëndrueshëm në territorin shqiptar, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, ku në jugperëndim të vendit do të krijojnë mundësi të pakta për reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.  /tvklan.al