Orët e para të ditës janë dominuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin. Mbrëmja dhe nata sjellin shtim të vranësirave, të cilat më të dukshme paraqiten në veri dhe përgjatë kufirit lindor, por pa rrezikuar reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

/tvklan.al