Sipas MeteoAlb, depërtimi i masave ajrore nga Afrika drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe vranësira të pakëta, ku më më theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 39 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Kuçovës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë./tvklan.al