Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të paraqitet në kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në zonat bregdetare.

Por pjesa tjetër e vendit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat në skajin veriore do të sjellin reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 12°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 30°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 4 ballë./tvklan.al