Një masë e ftohtë siberiane do të depërtojë në vendin tonë duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të ulëta. Për pasojë  bregdeti dhe zonat eulëta do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta.

Kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të ketë në zonat lindore të Shqipërisë duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -5°C, vlera minimale e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 13°C, vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Kucovë.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë./tvklan.al